Vihen në pranga tetë persona në Pejë

  • 15 August 2018 - 10:29
Vihen në pranga tetë persona në Pejë

Policia e Kosovës, ka arrestuar tetë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur edhe armë zjarri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Rr. Nëna Terezë në Pejë.

Ndërsa gjatë kontrollit tek disa të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistolete me një karikator me 12 fishek , një brisk , një gëzhojë dhe 35 fishek te kalibrit 9x19mm.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)