Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në Itali

  • 15 August 2018 - 11:54
Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në Itali

Marjus Djerri, 22-vjeçari nga Shijaku është i pari viktimë shqiptare e konfirmuar nga tragjedia e urës Morandi, dhe pas tij edhe shoku me të cilin udhëtonin bashkë, Edi Bokrina.

Marjusi ishte me origjinë nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh me familjen në Gjenova. Mediat italiane thonë se dy të rinjtë ishin punëtorë të shërbimit komunal të ambientit.

Edi Bokrina është shoku i tij, të cilit udhëtonin bashkë në të njëjtën makinë dhe mediat italiane shkruajnë se trupi i tij u gjet në sy të prindërve dhe bashkëshortes.

Edi ishte nga Shkodra, dhe prej disa vitesh jetonte në Itali gjithashtu. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha më parë nga vetë daja i Edit, e më pas konfirmimi nga ambasada shqiptare në Itali.

(Kosova Sot)