GURAZIU: HASHIM THAÇIT KAHERË I KA HUMBUR 'BUSULLA' NË OBORR

  • 15 August 2018 - 12:29
GURAZIU: HASHIM THAÇIT KAHERË I KA HUMBUR 'BUSULLA' NË OBORR
 Shuplakë të fortë kundër Thaçit dhe kompanisë së tij e sheh reagimin e zonjës Merkel edhe Ragip Guraziu. 'Nuk ka se si të jetë ndryshe kundërshtimi i hapur i Angela Merkel-it kundër lëvizjes së kufijtë ne Ballkan, e me këtë edhe kundër lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, veçse një 'shuplakë e fortë'', e drejtuar ashpërsisht kundër presidentit Thaçi. Ne, ka kohë që po alarmojmë si analistë të pavarur se presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, kaherë i ka humbur 'busulla' në oborr, derisa për interesat e veta personale që i ka me Gjykatën Speciale, e për t'i shpëtuar asaj, ka acaruar marrëdhëniet me shtetin më të fuqishëm dhe më përkrahës në Evropë- Gjermaninë dhe ka nervozuar tej mase kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel-in. Dhe, tani jo rastësisht ajo i drejton Thaçit një 'dhuratë' me një 'shuplakë të fortë', duke ia bërë me dije se nuk do të lejohet ndryshimi i kufijve. Thaçi, për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, ka humbur besimin dhe i ka prishur punët me shumë miq ndërkombëtarë, edhe me Gjermaninë, me shtetin më të fuqishëm në Evropë", potencoi Guraziu.