Kadriaj: Oportunisti në krye të shtetit

  • 15 August 2018 - 12:30
Kadriaj: Oportunisti në krye të shtetit
Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" tha se që nga paraqitja e parë si drejtor politik i UÇK-së e presidentit aktual Hashim Thaçi e deri më tani, edhe si lider opozitar, po ashtu si kryeministër dhe tani president, ka dhënë shembullin e një oportunisti që oponentët politikë i ka vetëm sa për elektorat, por në praktikë ka treguar që nuk ka vija të kuqe ndaj asnjërës parti apo lideri të caktuar kur është në interes të tij personal."Profili i presidentit Hashim Thaçi ka dhënë shembullin më të mirë që një politikan që di të notojë në ujërat politike që edhe ardhjen në pushtet në vitin 2007 e ka shfrytëzuar mirë përçarjen e LDK-së dhe ka krijuar raportet me të gjitha bizneset përmes takimeve gjatë fushatës 2007, ku rezultoi edhe si fitues i zgjedhjeve dhe ku u mandatua si kryeministër", u shpreh ai."Me ardhjen si kryeministër ai ka krijuar biznese, të cilat e mbajtën në pushtet përmes sponsorimeve të tyre. Mendoj që për oponentët politikë të presidentit aktual profili i presidentit aktual më shumë është fobi për ta, sepse ka krijuar opinionin që lehtë bie në grackën e tij dhe nuk të falë", ka thënë Kadriaj."Presidenti aktual aq është oportunist i përkryer që Kosova e pasluftës do të njihet si Kosova e kohës së Hashim Thaçit dhe me gjithë të metat që mund t'i ketë ende është i pazëvendësueshëm si një lojtar politik dhe kjo tregon më së miri që edhe në nivel ndërkombëtar është njeriu më i besueshëm, po ashtu edhe të gjitha lëvizjet në vend që ndodhën me dijen e tij gjithnjë në shërbim të interesave të tij", shpjegoi ai.