Një analizë e lirë e gjakut shpëton miliona njerëz

  • 15 August 2018 - 18:10
Një analizë e lirë e gjakut shpëton miliona njerëz

Sipas një studimi të ri, shumë shpejt, njerëzit do të mund të skanohen që në lindje, për të parë rrezikun nga paraqitja e pesë sëmundjeve të rrezikshme, me dekada para se të paraqiten simptomat e tyre. Teknika e dizajnuar nga Shkolla mjekësore në Harvard, e quajtur 'vlerësimi i rrezikut poligjenik', është aq e thjeshtë, sa edhe matja e kolesterolit., transmeton gazeta "Kosova Sot Online'.

"Ka kohë që dimë se ekzistojnë njerëz që janë më të rrezikuar"

Ajo e llogaritë rrezikun nga paraqitja e sëmundjes së arterieve koronare, fibrilacionit atrial, tipit 2 të diabetit, sëmundjes së zorrëve inflamatore, si dhe kancerit të zorrëve dhe mund të përdoret edhe për zbulimin e sëmundjeve tjera. Studimi, i botuar në "Nature Genetics", mund t'ua mundësojë doktorëve që të zbulojnë njerëzit që janë të rrezikuar nga këto sëmundje, duke bërë që të ketë, si rezultat, një trajtim të personalizuar dhe të hershëm, me qëllim të parandalimit të paraqitjes së sëmundjeve. "Ka kohë që dimë se ekzistojnë njerëz që janë më të rrezikuar nga sëmundje të caktuara, duke u bazuar vetëm te variacioni i përgjithshëm i gjeneve të tyre', ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Sekar Kathiresan, profesor i mjekësisë në Harvard.

Rreziku i kancerit të gjirit

'Tani jemi në gjendje që ta matim atë rrezik, duke i përdorë të dhënat e gjenomit në mënyrë adekuate. Nga perspektiva e shëndetit publik, na duhet që të identifikojmë këto segmente të rrezikut më të lartë të popullatës, në mënyrë që të mund t'ua ofrojmë një kujdes adekuat'. Ekipi i Dr. Kathiresan ka përdorë të dhënat nga më shumë se 400,000 individë në "Biobank" të Britanisë, ku ka informata gjenomike dhe mjekësore nga pjesëmarrësit me prejardhje britanike. Nga pjesëmarrësit britanikë, 8% ishin për tri herë më të rrezikuar nga paraqitja e sëmundjes së arterieve koronare, por ende nuk manifestonin simptoma. Për kancerin e gjirit, parashikuesi poligjenik gjeti se 1.5% të pjesëmarrësve ishin tri herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje.

 

(Kosova Sot)