Kelmendi:Këta njerëz të Hashim Thaçit e kishin pushtetin në të gjitha poret e jetës

  • 15 August 2018 - 20:12
Kelmendi:Këta njerëz të Hashim Thaçit e kishin pushtetin në të gjitha poret e jetës

Profesor Muhamet Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", tha se e tëra kjo ka filluar në kohën e UNMIK-ut, që ka sjellë struktura në krye të shtetit, në gjyqësor dhe në ekzekutiv, persona që kanë qenë në shërbim të regjimeve serbe dhe antishqiptare."Por edhe me ardhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit, që udhëhiqej nga ai, erdhën po kësi lloj i njerëzve në të gjithë sektorët, si në gjyqësi polici, administratë, nëpër borde e biznese private, duke arritur që t'i kapin të gjithë sektorët me ndikim, që ishin nën dirigjimin dhe ndikimin e z. Hashim Thaçi", u shpreh ai."E tëra kjo ka bërë prokuroria mos të jetë funksionale në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe në krijimin e rendit e të sigurisë, duke bërë që policia e shtetit mos të jetë në nivel të duhur, sepse në ballë të policisë ishin emëruar njerëz nga ish-regjimi dhe që ishin të devotshëm ndaj Hashim Thaçit, sikurse edhe me korrupsionin që ekziston nëpër gjykata, ku ka krim dhe korrupsion", vijoi më tej Kelmendi."Këta njerëz të Hashim Thaçit e kishin pushtetin në të gjitha poret e jetës, duke bërë që edhe privatizimi të jetë për favore të këtyre firmave, ngase politikanët tanë e kishin një përqindje shumë të madhe dhe kësisoj ata arritën që të pasurohen shumë, andaj sot e kemi klanin 'Pronto', klanin si ai i PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, por edhe të grupeve të tjera politike dhe që vazhdon deri në ditët e sotme", vlerësoi ai.

 

(Kosova Sot)