Kopshtet urdhërohen t’i heqin nga përdorimi lodrat e rrezikshme

  • 15 August 2018 - 21:41
Kopshtet urdhërohen t’i heqin nga përdorimi lodrat e rrezikshme

Pas vendimit për tërheqjen e disa lodrave nga tregu, Ministria e Tregtisë, bashkë me Ministrinë e Arsimit, kanë urdhëruar edhe kopshtet që të heqin nga përdorimi lodrat e rrezikshme.

 Ndonëse, Ministria pohon se ky vendim ka filluar të zbatohet, disa nga çerdhet thonë se ende nuk e kanë pranuar një urdhëresë të tillë nga autoritetet shtetërore.

Shumica e kopshteve publike kanë pak lodra, me të cilat luajnë fëmijët. Edhe ato shpesh dhurohen nga prindërit.

Së fundi, është ngritur shqetësim se në tregun kosovar ka lodra të rrezikshme për fëmijët.

Përveç urdhrit që të tërhiqen së paku 12 sosh nga tregu, një urdhër i ri është lëshuar për kopshtet nga Ministria e Tregtisë, bashkë me atë të Arsimit.

Kopshtet obligohen po ashtu që t’i heqin lodrat e rrezikshme nga përdorimi.

Por, ky vendim nuk u ka mbërritur të gjitha çerdheve publike dhe private.
Drejtoresha e këtij kopshti ka thënë se kujdesen vet që t’i përzgjedhin lodrat më të përshtatshme për fëmijët.

Një prind, i cili nuk ka dashur të flasë para kamerës, është shprehur i pakënaqur me lodrat në kopsht, duke thënë se ka fare pak dhe ato janë të dhuruara nga vet prindërit.
Ndërkaq, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se lodrat, të cilat janë shpallur të rrezikshme për fëmijët, kanë nisur të largohen nga tregu kosovar.

Ky vendim është marrë pasi që MTI-ja ka pranuar rezultatet e 15 mostrave të analizuara në Holandë, ku 12 prej tyre kanë rezultuar me veti të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, të cilat mund të çojnë deri në sterilitet.

 

(Kosova Sot)