Grapci:Kush janë kapot e të këqijave në Kosovë

  • 15 August 2018 - 21:47
Grapci:Kush janë kapot e të këqijave në Kosovë

Analisti Dardan Grapci për gazetën "Kosova Sot" thotë se kush janë kapot e të këqijave në Kosovë tashmë ky edhe nuk përbën ndonjë lajm dhe tashmë edhe dihet botërisht se është treshja aktuale e krerëve të shtetit,trinomi ThaçiHaradinaj-Veseli. "Por, e veçanta e këtyre bizneseve që janë të lidhura me kokat e politikës është edhe fakti se ata nga frika e konfiskimit të gjithë asaj pasurie të paligjshme në vlera disa miliardëshe, ndërkohë po i fshehin paratë e tyre të pista që i zhvatën nga populli në parajsat fiskale. Së këndejmi kjo edhe po na tregon qartë se cilat janë bizneset prapa të cilave po qëndrojnë politikanët, pra politika kriminale, respektivisht qeveritarët e korruptuar në këtë 10-vjeçar. Andaj edhe kjo na tregon se si arritën këto biznese që të lulëzojnë për një kohë kaq të shkurtër, përmes lidhjeve me politikën, parapolitikën dhe nëntokën kriminale të futen në çdo fushë të ekonomisë, por duke mos lënë anash as fushën e mediave, duke kapur të gjitha televizionet dhe shumicën e portaleve që funksionojnë në Kosovë", u shpreh ai. Por, sipas Grapcit, ajo që mbetet një shqetësim është fakti se përse Prokuroria Speciale po i mbyll sytë para zhvatjes dhe krimit të organizuar, sidomos që nga viti 2008 e deri më sot. 

 

(Kosova Sot)