Vrau 8 persona, “monstra” i Vlorës lihet në qeli më vete (Shkaku)

  • 15 August 2018 - 23:16
Vrau 8 persona, “monstra” i Vlorës lihet në qeli më vete (Shkaku)

Pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, Ritvan Zykaj u dërgua drejt ambienteve të paraburgimit në Vlorë, nga ku mësohet se është vendosur në një qeli i vetëm.

Burime nga Policia kanë konfirmuar per "Panorama" se duke qenë se ende nuk ka një raport zyrtar të ekzaminimit të tij mendor, është vendosur që ai të qëndrojë i vetëm për të shmangur ndonjë përplasje në qeli.

Por, që pas seancës gjyqësore, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë kushërinjve të tij nuk ka dashur të dalë më nga qelia. 

Ai nuk ka pranuar të dalë as në orarin e ajrimit në ambientet e oborrit, duke dashur të qëndronte i vetëm dhe i izoluar gjatë të gjithë kohës.

Ndërkaq, siç mësohet, ai nuk e ka refuzuar ushqimin. Edhe në ambientet e paraburgimit, atij nuk i ka shkuar asnjeri ta takojë.

Ende mban rrobat, me të cilat u paraqit në Gjykatë, ku një bluzë siç mësohet ia kishin dhënë efektivë të Policisë së Vlorës. As prindërit, as i vëllai apo e motra dhe as ndonjë i afërt tjetër nuk janë paraqitur për ta vizituar atë apo për t’i sjellë ndërresa të tjera.

 

(Kosva Sot)