Berisha nuk beson që kërcënimet janë shkaku i dorëheqjes së prokurorit Blakaj

  • 15 August 2018 - 23:19
Berisha nuk beson që kërcënimet janë shkaku i dorëheqjes së prokurorit Blakaj

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka komentuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se meqë e ka njohur prokurorin, nuk e beson që arsye për dorëheqje ka qenë ndonjë kërcënim i përmendur në media.

Sipas  këshilltarit të ish-kryeministrit, Isa Mustafa, Blakaj ka dhënë dorëheqje për një të ardhme më të mirë për të dhe familjen e tij.

Postimi i plotë i Berishës: 

Si shume me seriozitet e kemi marre kete doreheqjen e Prokurorit te Prokurorise Speciale, z. Elez Blakaj, anipse akoma nga ai nuk e kemi te konfirmuar arsyen e vertete te doreheqjes se tij.

Duke e njohur personalisht z. Blakaj, une nuk besoj aspak se shkaku i doreheqjes se tij eshte ndonjeri nga kercenimet qe po permenden ne media, e as shkaku i ngritjes se aktakuzes se profilit te larte, e cila duket qe se paska pa driten akoma.
Besoj se z. Blakaj ka vendosur te largohet nga Prokuroria, rrjedhimisht nga Kosova, per nje te ardhme me te mire per veten dhe familjen e tij, njejte sic kane vepruar edhe shume zyrtare policore nder vite, jo nga frika per sigurine e tyre, por nga pasiguria per te ardhmen e tyre.

Largimi i z. Blakaj eshte humbje per te gjithe ata qe besuan dhe investuan ne edukimin dhe avansimin profesional te tij, por sigurisht se si cdokush tjeter, edhe z. Blakaj eshte i zevendesueshem dhe do zevendesohet se shpejti.
Te gjithe mund te bejme me shume per nje sistem te drejtesise me te mire se ky qe kemi.

 

(Kosova Sot)