Tragjedia e Xhenovas, trupi i një prej shqiptarëve do prehet në Itali, tjetri në Shkodër

  • 16 August 2018 - 00:05
Tragjedia e Xhenovas, trupi i një prej shqiptarëve do prehet në Itali, tjetri në Shkodër

Në një lidhje telefonike për News24, ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri u shpreh se nuk ka shqiptarë të tjerë të lënduar nga shembja e urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ambasadorja Anila Bitri u shpreh se ambasada shqiptare po mban kontakte dhe ofron ndihmë ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa sipas saj një prej shqiptarëve që humbi jetën do prehet në Itali, ndërsa viktima tjetër do transportohet drejt Shkodrës.

“Deri në këto momente nuk kemi informacione për shqiptarë të tjerë të implikuar në këtë tragjedi apo shqiptarë të lënduar, por kërkimet vazhdojnë nga autoritetet. Ne kemi ndjekur këtë situatë fatkeqësie dhe po bashkëpunojmë me autoritetetet italiane. Ne kemi telefonuar edhe familjarët e dy shqitparëve dhe ofrojmë gatishmërinë për nevojat që do kenë familjarët e viktimave.

Nëse familjarët duhet të kthejnë trupat në Shqipëri ose atje kur ata duan. Kemi një kërkesë për të rikthyer trupin e një prej viktimave në Shkodër, ndërsa në rastin tjetër mesa duket do qëndrojë në Itali, pranë familjes. 

Ne jemi pranë familjarëve. Në Genova janë diplomatë dhe konsulli ynë i nderit që po ndjekim situatën. Kemi pasur rastin dhe kemi marrë ngushëllime nga prefekti dhe kryetari i bashkisë të Genovas për humbjen e dy jetës së dy shqiptarëve”- tha ambasadorja shqiptare në Itali.

 

(Kosova Sot)