Ndodh edhe kjo: Ndërprehet dasma në Suharekë, vërshohet salla nga uji (Video)

  • 16 August 2018 - 12:46
Ndodh edhe kjo: Ndërprehet dasma në Suharekë, vërshohet salla nga uji (Video)

Një dasmë në Suharekë është lënë në gjysmë pasi që uji ka depërtuar në sallën ku po mbahej kjo dasmë.

Në videon e publikuar nga faqja e Televizionit të Prizrenit në Facebook shihen disa momente teksa dasmorët lënë sallën.

Mbrëmë në Suharekë pati vërshime edhe në vende të tjera si pasojë e të reshurave të dendura.
 

(Kosova Sot)