Grapci: Populli i Kosovës të dalin në protesta masive që me të vërtetë të shkohet zgjedhje të jashtëzakonshme

  • 16 August 2018 - 14:18
Grapci: Populli i Kosovës të dalin në protesta masive që me të vërtetë të shkohet zgjedhje të jashtëzakonshme
Kurse, analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për " Kosova Sot", tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar jo vetëm që po shkaktojnë pakënaqësi, por edhe po rriten çdo dite. "Investitorët vendorë dhe të huaj natyrisht që duhet të nervozohen, sepse askush nga zyrtarët komunalë dhe atyre politikë nuk po u ndihmon për të krijuar kushte për investime dhe pse jo për hapje të vendeve të reja të punës", u shpreh ai. Ndaj, Grapci mendon se e vetmja zgjidhje është që kjo klasë politike, e cila e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje, duhet që populli i Kosovës të dalin në protesta masive, siç ka ndodhur para disa dite në Rumuni, ku miliona qytetarë e kanë ngritur zërin kundër zyrtarëve politikë, të cilët janë të korruptuar ose duhet të ndodhë që me të vërtetë të shkohet zgjedhje të jashtëzakonshme , ku ne si qytetarë ta zgjedhim presidentin e ri, dhe Qeverinë e re dhe Kuvendin e ri.