Throwback: Thaçi thoshte se ha byrek me jogurt, por kishte pirë raki e verëra prej 500 eurove

  • 16 August 2018 - 14:23
Throwback: Thaçi thoshte se ha byrek me jogurt, por kishte pirë raki e verëra prej 500 eurove

Para katër vjetësh, saktësisht më 2014, presidenti aktual i Kosovës, atëkohë kryeministër, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore, deklaronte se i pëlqen të hajë byrek me jogurt. Madje, pohonte se këtë kombinim të ushqimit e ha shpesh.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme u vërtetua se kjo ishte vetëm një fjalë goje, pra një deklaratë për fushatë zgjedhore. E vërteta është se Thaçi gjatë postit të tij si kryeministër kishte ngrënë darka e dreka super të shtrenjta. Në një prej drekave qeveria kishte paguar rreth 500 euro për 10 litra verë italiane në faturën që në total kishte arritur shumën prej 1.085 euro.

“Ha edhe byrek edhe bukë. Byrek ha shpesh me jogurt”, kishte deklaruar Thaçi në emisionin “Oksigjen”.  Thaçi tha se një byrek kushton 80-90 centë, pas kësaj shpërthyen duartrokitjet e audiencës duke e bindur atë se Thaçi me të vërtetë mund të jetë një kryeministër modest.

Video, nga min 52, byreku dhe jogurti i Thaçit:
 

(Kosova Sot)