Kryeministrja serbe e quan Vuçiqin të guximshëm e të përgjegjshëm

  • 16 August 2018 - 14:27
Kryeministrja serbe e quan Vuçiqin të guximshëm e të përgjegjshëm

“Tani është momenti të dalim nga konflikti i ngrirë i çështjes së Kosovës dhe të nisemi në rrugë me të cilën do të shkonin kombet të cilët i zgjidhin problemet dhe kështu shpallen fitues”, ka porositur kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Ajo njëkohësisht i ka bërë thirrje akterëve të jetës politike dhe publike “për një qasje të përgjegjshme për këtë çështje, ndërsa qytetarëve – të qëndrojnë përkrah kryetarit të Serbisë, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për Kosovën dhe për ardhmërinë e vendit”, transmeton Insajderi.com.

“Gjetja e zgjidhjes për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës pa dyshim është çështja më e rëndësishme politike për ardhmërinë e vendit tonë dhe popullit tonë”, ka theksuar kryeministrja në deklaratën dhënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Me hapjen e dialogut të brendshëm dhe bisedave të vështira, por kurrë konstruktive, me liderët më të rëndësishëm botërorë, kryetari Vuçiq ka treguar guxim, trimëri dhe nivel më të lartë të përgjegjësisë dhe liderizmit  të provojë të zgjidhë këtë çështje të vështirë dhe emotive e cila me dekada po e ngarkon shoqërinë tonë”, thekson Bërnabiq.

“Nëse periudha e cila është pas nesh ka shënuar debate jokonstruktive, ende kemi kohë të tregojmë përgjegjësi të plotë dhe pjekuri politike”, ka thënë ajo, dhe ka shtuar “Apeloj te gjithë pjesëmarrësit në jetën politike dhe publike të veprojnë si individë përgjegjës, të vetëdijshëm se zgjidhja e kësaj çështjeje do të shënojë ardhmërinë e gjeneratave të tëra”.

(Kosova Sot)