Mësoni kohën e faljes së Bajramit

  • 16 August 2018 - 18:27
Mësoni kohën e faljes së Bajramit

Kurban Bajrami është ditën e martë më 21 gusht, ndërsa falja e Bajramit bëhet në orën 6.25.

Kjo është konfirmuar nga kryeimami në Bashkësinë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, i cili shtoi se BIK-u është duke bërë përgatitjet për faljen e Bajramit.

Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice.

Simbolikë tjetër e kësaj feste është therja e kubanëve dhe dhuratat për të varfrit.

 

(Kosova Sot)