26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur, ja dyshimet e policisë

  • 17 August 2018 - 00:03
26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur, ja dyshimet e policisë

Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në Greqi. I riu shqiptar punonte si bari zonën rurale të Kilkis.

Sipas policisë, mundësia e vrasjes së tij është përjashtuar.

Vlerësimet e para të policisë janë se burri mund të jetë goditur nga ndonjë rrufe teksa ishte në punë.

Hetimet po vijnë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

(Kosova Sot)