Hajnaj në Qafë Botë: 105 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri për sezonin turistik

  • 17 August 2018 - 15:00
Hajnaj në Qafë Botë: 105 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri për sezonin turistik

Zv. drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, ka inspektuar pikat e kalimit kufitar në jug të vendit për të parë zbatimin e masave shtesë për sezonin veror 2018.

Gjatë një interviste për mediat Hajnaj ka theksuar se gjatë sezonit turistik  nëpërmjet Qafë- Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj , si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj.

Gjithashtu Hajnaj ka  vlerësuar bashkëpunimin  me rojen bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesëve që u rrezikohej jeta nga mbytja në det, si dhe bashkëpunimin me homologët për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Gjithashtu janë marrë masat dhe po ndiqen me korrektësi  zbatimi i detyrimeve ligjore përsa i përket  lëvizjes së mjeteve lunduese  dhe të motorrëve të ujit.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë  dhe me inistitucionet e tjera që kanë për detyrë dhe  funksion  zbatimin e masave të sezonit turistik

 

(Kosova Sot)