Haziri: Shteti ynë nuk veproi në asnjë fushë në mënyrën e duhur

  • 17 August 2018 - 15:08
Haziri: Shteti ynë nuk veproi në asnjë fushë në mënyrën e duhur
Korrupsion dhe kontrabandë Eksperti i ekonomisë, Artan Haziri, për gazetën "Kosova Sot", tha se shteti ynë nuk veproi në asnjë fushë në mënyrën e duhur. "Korrupsioni u fut në çdo sektor, prej komunave, në Parlament e deri në Presidencë. Çdo vit u thelluan dukurit negative, mafio-oligarkia gradualisht i pushtoi territoret në çdo fushë. Korrupsioni mendoje se nuk ka lidhje me ata të shtetit amë (Shqipërisë )", u shpreh ai."Korrupcioni është i shtrirë sidomos në ministritë ku ka donacione të mëdha e milionëshe. P.sh. në Ministrinë e Shëndetësisë, Bujqësisë, është në modë korrupsioni. Ngase në Ministrinë e Shëndetësisë shumë herë ka pasur akuza, por në fund të gjithë të lirë. Duhet të ketë ndryshime thelbësore, që korrupsioni të zvogëlohet ose të zhduket", ka vlerësuar analisti Haziri.