Emigrantët, polemika mbi kontrollet e policisë franceze në kufirin me Italinë

  • 17 August 2018 - 23:59
Emigrantët, polemika mbi kontrollet e policisë franceze në kufirin me Italinë

Rindizen polemikat për kontrollet e policisë franceze mbi emigrantët në kufirin me Italinë.

Në një video të postuar dje në Facebook, organizata Progetto20k denoncoi  bastisjen e trenave nga agjentët e policisë për të identifikuar këdo që nuk ka lëkurë të bardhë".

"Një tren nga Italia vjen në stacion dhe si zakonisht, bastisja e policisë franceze zhvillohet me qëllim identifikimin e kujtdo që nuk ka lëkurë të bardhë. Edhe njëherë disa njerëz që përpiqen të kalojnë kufirin përplasen me një reagim të dhunshëm nga policia".

Në imazhet e filmuara në stacionin e Menton Garavan me 15 gusht 2018, shihen agjentët që përdorin forcën për të ndaluar një emigrant që u përpoq të shmangte kontrollet duke u fshehur në tualetin e trenit.

 

(Kosova Sot)