Kërkohej për grabitje, ja riu i arrestuar, u dënua me 6 vite burg

  • 18 August 2018 - 16:26
Kërkohej për grabitje, ja riu i arrestuar, u dënua me 6 vite burg

Një i ri në kërkim, pas një dënimi me 6 vite burgim në shkallë të parë për vjedhja me dhunë në bashkëpunim, është vënë në pranga.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se i arrestuari është 28-vjeçari i lindur në Vlorë, Juljan Islamaj.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, ka dhënë dënimin me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

I arrestuari ka qenë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmentin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L, një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130 dhe 25 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.