Aksidentohet autobusi me marihuanë, 23 të vdekur

  • 18 August 2018 - 17:14
Aksidentohet autobusi me marihuanë, 23 të vdekur

Policët kanë gjetur të paktën gjysmë ton marijuanë të fshehur në dyshemenë e një autobusi turistik që u aksidentua në Ekuador duke lënë 23 vetë të vdekur.

Gati 600 pako me drogë u gjetën nga një qen narkoman në rrënojat e autobusit që u rrëzua të martën pranë Quito.

Drejtori i Policisë Kombëtare kundër drogës, gjenerali Carlos Alulema, u tha gazetarëve se tre autobusë nga Kolumbia ishin ndalur këtë vit dhe rreth 400 kilogramë kokainë e 600 marijuanë u gjetën në rrethana të ngjashme.

Vendet e Amerikës Jugore kanë një kufi të përbashkët që e përdorin rregullisht bandat e trafikut të drogës për të transportuar kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Kolumbia tha të mërkurën se 19 nga 23 viktimat ishin qytetarët e saj. Ndërsa autoritetet do të pyesin 22 pasagjerët e plagosur, kryesisht kolumbianë, që të përpiqen të përcaktojnë “kush është përgjegjës” për trafikimin e drogës.

Autobusi u përmbys dhe u përplas me 3 shtëpi pas përplasjes më një automjet.

Raportohet se hoferi ka mbivlerësuar frenat,  që prodhuan një mbinxehje të sistemit të frenimit që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.

Një nga dy shoferët, i cili u plagos në aksident, është arrestuar. Aksidentet e trafikut janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador, mesatarisht 7 të vdekur dhe 80 të plagosur në ditë.

 

(Kosova Sot)