Trafikanti shqiptar kapet me mijëra euro, kokainë dhe heroinë në Itali

  • 19 August 2018 - 11:12
Trafikanti shqiptar kapet me mijëra euro, kokainë dhe heroinë në Itali

Një 55 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me kokainë dhe heroinë, në San Giuliano Milanese.

Shqiptari i cili endej me makinën e tij iu duk i dyshimtë agjentëve të policisë në Piazza Salgari dhe për këtë arsye u vunë në ndjekje të tij.

55-vjeçari u ngjit në një shtëpi në rrugën “Papa Giovanni XXIII” dhe në momentin që doli nga banesa policia ushtroi kontroll ndaj tij.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjet një qese me 31 mijë euro në para të gatshme, ndërsa në bagazhin e makinës së tij të tipit “Peugeot 207” u gjetën një pako me 1 kilogram e 120 gram kokainë dhe 500 gram heroinë të fshehur në një çantë.
Sakaq 55-vjeçari emri i nuk bëhet ende me dije u dërgua në burgun e Lodit.

 

(Kosova Sot)