Spahiu: Adem Jashari me dorë të vet e shkroi se ka lindur më 10 tetor

  • 19 August 2018 - 16:33
Spahiu: Adem Jashari me dorë të vet e shkroi se ka lindur më 10 tetor

Nexhmedin Spahiu po pretendon se dikush e ka falsifikuar ditëlindjen e heroit Adem Jashari. Ai deri më tani nuk ka treguar si ka ndodhur kjo, por në sqarimet që ua ka dhënë disave në rrjetet sociale ka thënë se datëlindjen e tij Jashari e kishte shënuar me dorë të vet dhe ajo sipas Spahiut 10 tetor e jo 28 nëntor siç mendohet botërisht.

Analisti, Nexhmedin Spahiu po vazhdon të këmbëngulë që Adem Jashari ka lindur më 10 tetor dhe jo më 28 nëntor.  Në një koment në Facebook, Spahiu thotë se Adem Jashari gjatë shkollës së mesme e ka shkruar ditëlindjen me dorë të vetë, atë më 10 tetor.

Sidoqoftë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit ka hapur debat të madh nëpër media.

Shumë nga komentuesit po e kundërshtojnë Spahiun për deklaratën e tij lidhur me ditëlindjen e Jasharit. I nxitur nga ku debat, nipi i Adem Jasharit,  Bekimi ka shkuar në arkivat e komunes ku ka gjetur dokumentet që Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor 1955. Pas publikimit të tyre, Bekim Jashari e ka shpallur debatin të mbyllur.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)