Guraziu: Baton Haxhiu është shndërruar në balerinen e parë,mirë të paguar medial ,të Hashim Thaçit

  • 20 August 2018 - 13:04
Guraziu: Baton Haxhiu është shndërruar në balerinen e parë,mirë të paguar medial ,të Hashim Thaçit
 Analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot" thotë se nuk ka më asnjë dyshim se Hashim Thaçi është shndërruar me klikën e tij të UDB-së në kërcënuesin e armikun më të madh kundër sovranitetit dhe humbjes së territorit kushtetues të Kosovës së pavarur. "Atij i kanë hyrë ethet nga frika se Gjykata Speciale edhe mund ta akuzojnë përpara se ai të arrijë një marrëveshje me Serbinë, që mund ta amnistojë për shkak të pazareve që po i bën me Vuçiqin dhe UDB-ashët e tij në Prishtinë". Sipas Guraziut, pa dyshim se krahu i djathtë dhe mbështetësi kryesor është Baton Haxhiu, që natyrisht me interes të madh financiar ndihmon Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin, sepse Haxhiu dështoi në lojërat dhe aventurën për krijimin e ushtrisë, pastaj në përpjekjen e Hashim Thaçit për rrënimin e Tribunalit të Gjykatës Speciale, tanimë duke vazhduar me skenarin e radhës, Baton Haxhiu është shndërruar në balerinin e parë, mirë të paguar medial, të Hashim Thaçit, për promovimin e idesë së ndarjes së Kosovës. Sipas Guraziut, Hashim Thaçi me klikën e tij të UDB-së është shndërruar në kërcënuesin e armikun më të madh kundër sovranitetit dhe humbjen e territorit kushtetues të Kosovës së pavarur, në ethet verore dhe nuk ka për t'i shpëtuar këtij marifeti që po mundohet për interesat personale të dështojë sovranitetin e vendit - Kosovën