Doli për të blerë alkool, nëna harron vajzën 3 vjeçare gjatë gjithë natës në makinë

  • 20 August 2018 - 14:19
Doli për të blerë alkool, nëna harron vajzën 3 vjeçare gjatë gjithë natës në makinë

Një polic e ka shpëtuar një vajzë tre vjeçare, e cila ishte harruar nga nëna e saj e saj në makinën që po ‘vlonte’ nga temperatura e lartë.

Sipas policisë, vajza e vogël ishte lënë e lidhur me rripin e makinës në ulësen e pasme, derisa më herët atë ditë nëna e saj kishte shkuar për të blerë alkool e kur ishte kthyer, e kishte harruar vajzën e saj gjatë gjithë natës në makinën me temperaturë 33 gradë celcius.

Disa foto e tregojnë momentin dramatik kur polici Bill Dunn e ka gjetur vajzën dhe e ka dërguar me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.

“Nuk mendova që është gjallë, madje as nuk i dëgjova pulsin. Vetëm kur doli në ajër të ftohtë e pashë që filloi t’i hapte sytë”, ka thënë polici për Fox 13.

Fatmirësisht, vajza ka shpëtuar dhe tre ditë më vonë është liruar nga spitali.

Kurse, nëna e saj është akuzuar për neglizhencë të fëmijës dhe është dënuar me 15000 dollar.

(Kosova Sot)