Në Islandë, një shkollë punon vetëm për një nxënës

  • 20 August 2018 - 14:20
Në Islandë, një shkollë punon vetëm për një nxënës

ë Islandë, një vend i vogël me vetëm 334.252 banorë, ka një rast të pazakontë kur vetëm një nxënës ka mbetur në shkollën e fshatit së bashku me mësuesen, e cila është nëna e tij.

Sipas mediave lokale, Johanna Bjorg Sævarsdottir, e cila ndjek klasën e nëntë të shkollës fillore, është e vetmja nxënëse në shkollën në fshatin Mjoifjorqur.

Ajo rregullisht ndjek klasat në një shkollë ku mbeti vetëm një mësues, nëna e saj Erna Olafsdottir.

Në fshat ka gjithnjë e më pak banorë, veçanërisht të rinj, kështu që Johanna është e vetmja nxënëse në shkollën lokale për të dytin vit radhazi.

Në fshatin Mjoifjorqur, ku aktualisht jetojnë vetëm 14 banorë, kanë frikë se do të mbeten tërësisht pa popullsi.

Nëna e saj, Erna, u tha gazetarëve se mungesa e jetës shoqërore në shkollë është një problem i madh për vajzën e saj.

(Kosova Sot)