Vajza e dhunuar nga luftëtari i ISIS takon atë në rrugët e Gjermanisë dhe tmerrohet nga ajo që ndodh

  • 20 August 2018 - 14:25
Vajza e dhunuar nga luftëtari i ISIS takon atë në rrugët e Gjermanisë dhe tmerrohet nga ajo që ndodh

Një vajzë adoleshente Yazidi ka takuar në rrugët e Gjermanisë luftëtarin e ISIS që e kishte dhunuar atë dhe tmerrohet.

Një adoleshente Yazidi e cila ishte skllave e ISIS tregon tmerrin që kishte përjetuar kur papritur takoi dhunuesin e saj në Gjermani.

Ajo kishte arritur të ikte pas tre muajve, pas rrahjeve e torturave të shumta të tjera, dhe më pastaj ishte shpërngulur në Gjermani.

Ashwaq i tha BBC: ‘Duke u kthyer nga shkolla, një makinë ndaloi afër meje. Ai ishte në ulësen para. Më foli në Gjermanisht dhe më pyeti: A je ti Ashwaq? Unë isha shumë e frikësuar dhe i thashë: Jo, kush je ti?’

Ajo tregoi që ai ishte përgjigjur: ‘E di që ti je Ashwaq dhe unë jam Abu Humam’

Ashwaq tregoi se si ai filloi t’i fliste në Arabisht dhe i kërkoj të mos e gënjente.

‘Unë të njoh ty, ai i tha. Dhe e di ku jeton e me kë jeton. Ai dinte gjithçka për jetën time në Gjermani’.

Ajo shtoi: ‘Kurrë në jetën time nuk kisha besuar që mund ta shoh dikë si ai në Gjermani’.

‘Unë e braktisa familjen time, vendin tim dhe shkova në Gjermani për të harruar rrahjen, dhimbjen e vuajtjen time. Gjëja e fundit që prisja ishte të shoh kapësin tim, luftëtarë i ISIS’it, dhe që ai të dinte çdo gjë për mua.’

Ashwaq e kishte lajmëruar policinë por u ankua se nuk kishte marrë përgjigje nga ata. Për t’i ikur dhunuesit dhe për të filluar një jetë të re ajo tani është shpërngulur në Irakun verior. 

(Kosova Sot)