Si pasojë e eksodit në Venezuelë, vendet fqinje izolojnë kufijtë

  • 20 August 2018 - 14:28
Si pasojë e eksodit në Venezuelë, vendet fqinje izolojnë kufijtë

Mijëra njerëz që po ikin nga vendi i tyre për shkak të krizës ekonomike dhe politike atje, po përballen me rritje të refuzimit nga ana e fqinjëve të tjerë, në Amerikën Latine.

Prej rregullave të rrepta në kontrollet e kufirit e deri tek sulmet e turmave, janë vetëm disa nga ato që përballen gjatë kërkimit për t’u strehuar në këto vende. Eksodi masiv është duke ngritur tensionet në vende si Peru, Ekuador dhe Brazil, ashtu si presidenti venezuelas Nikolas Maduro njofton futjen e “një formule magjike” për ta rikthyer vendin e tij në rrugën e duhur.

Brazili njoftoi të dielën se do të vendosë 120 pjesëtarë nga forca kombëtare e vendit në shtetin kufitar të Roraima, ku armiqësia ndaj emigrantëve venezuelas ka eskaluar kohët e fundit. Të shtunën, një turmë e brazilianëve sulmoi një grup të venezuelasve në një qytet kufitar dhe shkatërroi një kamp migrantësh pasi një pronar biznesi lokal u plaçkit nga venezuelasit, sipas agjencisë së lajmeve të Brazilit, Agencia Brasil. Rreth 1,200 emigrantë venezuelas ikën përtej kufirit pas sulmit.

Një gjykatë më parë kishte vendosur të ndalonte hyrjen e të gjithë nga Venezuela në vend, por vendimi u rrëzua nga gjykata supreme e Brazilit. Qeveria braziliane ka thënë se është e angazhuar për të ndihmuar njerëzit nga Venezuela, dhe do të vazhdojë të përpiqet të përhapë emigrantët nëpër shtete të ndryshme në vend.

Qeveria e Venezuelës lëshoi një deklaratë duke i kërkuar qeverisë braziliane “të marrë masa për të mbrojtur dhe siguruar” qytetarët nga Venezuela, “familjet dhe gjërat e tyre personale”.

 

(Kosova Sot)