Blakaj demanton Millakun: E kam nënshkruar aktakuzën për veteranët e rrejshëm

  • 20 August 2018 - 17:01
Blakaj demanton Millakun: E kam nënshkruar aktakuzën për veteranët e rrejshëm

Prokurori Elez Blakaj ka demantuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millakun, lidhur me aktakuzën për listat e fryra të veteranëve. Sot, në një konferencë të thirrur për media, Millaku kishte deklaruar se e ka pranuar aktakuzën nga Blakaj, por se nuk kishte qenë e nënshkruar. Por, krejt ndryshe thotë Blakaj. Deklaron se Prokurori Millaku nuk i kishte kthyer përgjigje për një muaj, duke ndaluar kështu që lënda të shkonte në Gjykatë.

Elez Blakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka demantuar ish –shefin e tij, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millakun.

Reshat Millaku kishte deklaruar sot për media se aktakuza e ngritur nga Prokurori Blakaj për veteranët e rremë nuk kishte qenë e nënshkruar, por vetëm se i ishte dorëzuar atij. Por, një gjë të tillë e mohon Blakaj. Madje, ai thotë se për këtë aktakuzë ishin marrë vesh me Millakun, që për asnjë veprim tjetër për rastin e “Veteranëve” nuk do ta informonin Lumezin, e madje edhe kur do ta ngrisnin aktakuzën.

Por, gjërat nuk kishin shkuar sipas planit. Kjo pasi që Lumezi kishte qenë i njoftuar Aleksandër Lumezi që prej fillimit. Blakaj deklaron se edhe pse të gjitha provat dhe shkresat ishin gati për të shkuar në gjykatë, Millaku nuk I kishte kthyer përgjigje për më shumë se një muaj.

Pas këtij takimi jemi kthyer në PSRK, jemi marr vesh me Kryeprokurorin e PSRK-se z. Millaku “se për asnjë veprim tjetër për rastin e “Veteranëve” nuk do ta informojmë z. Lumezi, e madje edhe kur do ta ngrisim aktakuzën, PO NUK MË DOLI KËSHTU”, doli qe z. Lumezi ka qënë i njoftuar për veprimet dhe aktakuzën dhe se z. Reshat Millaku për më shumë se një muaj nuk me ktheu përgjigjie, duke e mbajtur aktakuzën të cilën e kisha nënshkruar ani pse të gjitha provat dhe shkresat janë gati për të shkuar në gjykatë dhe se ajo aktakuzë, në atë përmbajtje dhe me ata të akuzuar, nuk po shkonte”, ka shkruar Millaku.

Tutje, ai i ka bërë thirrje Kryeprokurorit Millaku që ta dërgojë aktakuzë në gjykatë.

 

(Kosova Sot)