Ish-mbretëresha e bukurisë në gjyq për vrasjen e burrit

  • 20 August 2018 - 23:24
Ish-mbretëresha e bukurisë në gjyq për vrasjen e burrit

Kur një mbretëreshë e dikurshme bukurie do ecë në sallën e gjyqit në Porto Riko këtë javë, do t'i sjellë fund një pritjeje të gjatë të afërmve të ish burrit të saj të pasur, i cili u godit me thikë në rrugë.

Romanca mes Áurea Vázquez Rijos dhe Adami Joel Anhang ishte jetëshkurtër dhe e pabesueshme.

Tani, pothuajse 13 vjet pas vrasjes së Anhang, një gjykatë federale amerikane përfundimisht do të vendosë nëse ish-mbretëresha e bukurisë nga Porto-Riko ka vrarë ish-bashkëshortin e saj kanadez, manjat i lojërave në internet, i vrarë pas vetëm gjashtë muaj martese.

Gjyqi, që do të fillojë më 21 gusht, ndodh pas një beteje të jashtëzakonshme ligjore, pasi Vazquez luftoi kundër ekstradimit nga Italia dhe Spanja.

Image

 

(Kosova Sot)