Rreth 400 të vdekur nga përmbytjet në Indi, dhjetëra të zhdukur

  • 20 August 2018 - 23:56
Rreth 400 të vdekur nga përmbytjet në Indi, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve sot u rrit në gati 400 persona në shtetin jugor të Indisë, Kerala, të goditur nga përmbytjet, ndërsa autoritetet shpërndanë ilaçe e dezinfektues në mijëra kampe të ndihmave, për t'u mbrojtur nga sëmundjet.

Përmbytjet në  Indi kanë shkaktuar rreth 400 viktima, kanë raportuar  autoritet vendase. Përmbytjet kanë përfshirë prej ditësh shtetin Indian të Keralas, ku dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar nëpër kampe.

Kerala është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat kanë qenë 40% më të mëdha sesa sezonet e kaluara. Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike, autoritetet i frikësohen sëmundjeve dhe në këto zona janë dërguar ekspertët sanitarë.

Ndërsa dëmi nga përmbytjet deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet. Por sfida më e madhe për autoritetet indiane, është pastrimi i zonave dhe i shtëpive për të mundësuar kthimin e banorëve dhe situatën në normalitet.

 

(Kosova Sot)