Kështu do të mbajë moti sot, për Bajram

  • 21 August 2018 - 08:02
Kështu do të mbajë moti sot, për Bajram

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite do të ketë vranësira lokale të cilat në pjesë të ndryshme të territorit, kryesisht në jugperëndim të vendit, do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta dhe stuhi lokale

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

Image


(Kosova Sot)