CIA zbulon një të vërtetë të tmerrshme për familjen e Kim Jong Un

  • 21 August 2018 - 08:23
CIA zbulon një të vërtetë të tmerrshme për familjen e Kim Jong Un

Gjyshi i Kim Jong-unit ka qenë i obsesionuar pas mishit te qenit duke e konsumuar dy herë në ditë pasi besonte se kjo do ta mbante atë në formë, zbulojnë dosjet e CIA’s.

“Ushqimi i tij i preferuar, ishte mishi i qenit me mish pule”, zbulohet në dokumente.

Ish-lideri i Koresë Veriore Kim Il-sung e ka pasur ushqim të preferuar mishin e qenit dhe e ka ngrën në mëngjes dhe ne mbrëmje.

“Kim preferonte të gjitha llojet e mishit derisa peshkun dhe perimet i përdorte më rrallë”, zbulojnë dokumentet.

Një dokument i vitit 1951 shkruante si despoti e donte shumë kuzhinën dhe kalonte ore duke diskutuar rreth përgatitjes së ushqimeve.

Diktatori sundoi për 46 vjet deri në vdekjen e tij më 1994.

 

Image

 



(Kosova Sot)