BIK-u pranon urime nga Haradinaj dhe Don Lush Gjergji

  • 21 August 2018 - 10:15
BIK-u pranon urime nga Haradinaj dhe Don Lush Gjergji

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar mëngjesin e sotëm Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) prej ku ka dhënë urimin për festën e Kurban Bajramit.

Haradinaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, për këtë festë, duke shtuar se ndjehet i nderuar me pritjen e bërë nga BIK-u.

BIK-un e vizitoi edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili në emër të kishës përcolli urimet për Kurban Bajramin, për të gjithë myslimanet. Don Lush Gjergji zgjodhi të mos deklarohet para mediave, përcjell KosovaPress.

Kurse, shefi i ekzekutivit ishte i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.

(Kosova Sot)