Ngjarje e rëndë në Lezhë, i riu mbytet në rezervuar

  • 21 August 2018 - 17:37
Ngjarje e rëndë në Lezhë, i riu mbytet në rezervuar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 29-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë.

Mësohet se viktima është me iniciale B.L.

“Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. 

Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë”, njofton policia.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për  ngjarje aksidentale.

 

(Kosova Sot)