Sekuestrohen 48 kilogram ari

  • 21 August 2018 - 20:55
Sekuestrohen 48 kilogram ari

Një sasi prej 48 kg ar është sekuestruar në dyqanet Talma në Callao të Perusë. Ngarkesa më ar do të dërgohej jashtë vendit dhe çmimi i saj kapte vlerën e 2 milionë dollarëve.

Operacioni u zhvillua nga policia vendase dhe ministria Publike, e cila kishte në vëzhgim prej disa kohësh kamionin.

Paraprakisht besohet se kompania funksiononte si front i një organizate kriminale, e cila sipas Policisë pastronte  para nga minierat ilegale.

Ministria publike hapi një hetim kundër vëllezërve Sofía dhe Alipio Bejar Giraldo dhe Adrián Huamán Quispe, pasi kishte dyshime se ata ishin udhëheqësit e organizatës.

Deri në përfundim të hetimeve ari do të qëndrojë në depot e Talmas.

 

(Kosova Sot)