Festë e solidaritet për Kurban Bajram

  • 22 August 2018 - 07:51
Festë e solidaritet për Kurban Bajram
Bajrami bashkon besimtarët myslimanë 

"Kurban Bajrami nuk është thjesht festë. Nëse shikohet nga perspektiva e vlerave, mësimeve dhe udhëzimeve, Kurban Bajrami është shkollë më vete. Vlerat dhe virtytet që kultivon kjo festë kalitin dhe farkëtojnë një karakter të fortë për besimtarin, të pandihmuar nga kode, doke, zakone e veprime primitive. Kurban Bajrami është sinonim i shkëputjes dhe ndarjes fizike e shpirtërore të besimtarit me të keqen dhe të mirën", deklaroi Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ceremonia kryesore e faljes së Bajramit, të martën, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se islami përçon mesazhe paqeje, ndërkohë që foli për rëndësinë e festës së Kurban Bajramit."Kurban Bajrami nuk është thjesht festë. Nëse shikohet nga perspektiva e vlerave, mësimeve dhe udhëzimeve, Kurban Bajrami është shkollë më vete. Vlerat dhe virtytet qe kultivon kjo festë kalitin dhe farkëtojnë një karakter të fortë për besimtarin, të pandihmuar nga kode, doke e zakone e veprime primitive. Kurban Bajrami është sinonim i shkëputjes dhe ndarjes fizike e shpirtërore të besimtarit me të keqen dhe të mirën", deklaroi Tërnava. 

Mesazhet e paqes Pas përfundimit të ceremonisë së faljes qytetarët uruan njëri-tjetrin. Ata thonë se Kurban Bajrami ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e festave islame. Për besimtarët, Kurban Bajrami i bënë njerëzit bashkë dhe përçon mesazhe paqeje e mirëkuptimi. Ahmet Aliaj kishte ardhur për të falur Bajramin, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai thotë se kjo festë ka një rëndësi të veçantë për të dhe besimtarët myslimanë. "Rëndësia e Bajramit është për besimtarët myslimanë se na bashkon të gjithëve, për të ndihmuar njëri-tjetrin. Të presim çdo të mirë, të kemi një drekë të mirë, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të mendojmë për mirë, jo për keq. Kjo është porosia e Bajramit", tha Ahemt Aliaj.

Ligjëratat e imamëve Pas përfundimit të ceremonisë në xhami, Ibrahim Kuçi thotë se është shumë i lumtur për këtë festë. Ai madje është ndarë i kënaqur me ligjëratat që dëgjoi në xhami. Kjo festë e gëzuar e Kurban Bajramit është e mirëseardhur, kështu që i gjithë populli duhet të festojë atë festën që e ka. Kështu që ka qenë shumë më rëndësi falja e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të Kosovës. Na kanë mbajtur një ligjëratë imamët e përgatitur dhe jemi mirënjohës për organizimin që e ka bërë Bashkësia Islame e Kosovës", tha Ibrahim Kuçi. Këtë ditë është e rëndësishme që të prehet kurbani, i cili sipas fesë islame duhet të ndahet në tri pjesë, një pjesë për vete, një pjesë për të afërmit dhe pjesa tjetër duhet të shpërndahet për të varfrit. Këtë gjë thotë se po shkon ta bëjë menjëherë pas faljes së Bajramit Besim Vllasa. "Për bajram, së pari e falim Kurban Bajramin. E therim kurbanin, tash drejt po shkoj atje kësmet dhe pastaj do të rrimë me familje. Bashkim familjar", tha Vllasa për REL. Festën e Kurban Bajramit e festojnë myslimanët në mbarë botën. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë dorëzimin e dhuratave për 250 fëmijë, të cilët janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Ternava tha se kanë vendosur t'i vizitojnë fëmijët në mënyrë që sadopak t'i sjellin buzëqeshjen në fytyrat e tyre."T'i gëzojmë për këtë festë gëzimesh, solidariteti, është festë që edhe një herë shtyn të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që nga mundësia që kanë posedojnë materiale të ndajnë për njerëzit në nevojë, në veçanti për të cilat kanë pasur dhe kanë fëmijët, të cilët janë të shtrirë për sëmundje të ndryshme në spitalin e pediatrisë", tha ai. Sipas tij, BIK-u ka mundësi dhe potencial që edhe në të ardhmen të ndihmojë këtë spital dhe spitalet tjera. Ai njoftoi se sot do të vizitojë edhe SOS fshatin në Prishtinë, ku do të ndajnë disa ndihma për fëmijët që jetojnë në atë fshat. 

(Kosova Sot)