Berisha e quan historik Samitin e Vjenës, por kritikon Ramën

  • 27 August 2015 - 20:47
Berisha e quan historik Samitin e Vjenës, por kritikon Ramën

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se Samiti i Vjenës ishte historik për Ballkanik, por se sipas tij, Shqipëria dështoi, pasi i tillë ishte kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha thotë se Rama nuk kishte suksese për t’i prezantuar Europës.

Shkrimi i plotë i Berishës në Facebook:

Samiti i Vjenes ishte historik per Ballkanin!

Por Edi Rama shkoi ne Vjene si deshtak, qendroi si shtiak dhe u kthye pa pantallona, cullak!!

Te dashur miq, Samiti i Vjenes perfundoi. Ai ishte nje ngjarje historike per Ballkanin. Per dy dite me rradhe ne kryeqytetin e Austrise u zhvillua nje dialog shume i rendesishem i niveleve me te larta midis BE dhe vendeve te Ballkanit. Aty u diskutua dhe per probleme te rendesishme infrastrukturore me impakt te vertete pozitiv per vendet tona. Por ne dallim thelbesor nga Samiti i Berlinit, disa nga vendet e Ballkanit, mjerisht Shqiperia ne krye, shkuan aty si nje problem madhor ne krizen e azilkerkuesve, krizen me te rende me te cilen perballet Europa e Pasluftes se Dyte Boterore.

Keshtu qe, e shnderruar ne nje problem tejet te mprehte per Europen, Shqiperia shkoi aty me e pabesueshme dhe me shqetesuese per BE se sa kurre ne keto 20 vite. Kjo eshte arsyeja qe i vetshpalluri "lideri" i Ballkanit, Edi Rama, shkoi ne Vjene si deshtak, qendroi aty se shtiak, rrahu gjoksin per suksese imagjinare por doli siç eshte, paranojak, kercenoi se eshte furioz dhe mund te hape probleme por i rane pantallonat (por jo ne stadium, po ne salle) per te mos thene ai u kthye cullak.

Ne Samit, perveç disa shpotive ndaj ekspozes se tij iluzive dhe kercenuese, nuk ja vari njeri. Per Ramen ne kete Samit tingellonin aktuale vargjet e Pashko Vasos "te shkone bota sypri e me kamë te shklet, nje fjale te mire kerkush nuk ta flet". Por Rama kishte bere nje gje shume te mire, kishte degjuar Fugen dhe kishte anulluar marrjen e mediave te tij ne Vjene, nderkohe kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetesonin dhe ngushellonin pak ne gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishes!! sb