Merkel: Ngjyra në marrëveshje ende nuk është terur

  • 27 August 2015 - 23:10
Merkel: Ngjyra në marrëveshje ende nuk është terur

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, sipas medieve të Beogradit, ka thënë se Serbia është gjithnjë e më afër hapjes së kapitujve me Bashkimin Evropian.

“Shumë parakushte janë krijuar që të hapet kapitulli i parë. Do të tregohemi fer dhe nuk do të mendojmë kushte të reja. Megjithatë, rezultatin e dialogut në Bruksel (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) do ta analizojmë ende. E dini, ngjyra në marrëveshje ende nuk është terur”, ka thënë Merkel.