Donald Trump dhe Hillary Clinton, kushërinj të largët

  • 27 August 2015 - 23:11
Donald Trump dhe Hillary Clinton, kushërinj të largët

Kandidati presidencial Donald Trump mund ta kritikojë pa ndërprerë rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, por tani kuptohet se ata dy, në fakt, përpos që janë personat me gjasat më të mëdha deri tani që të ulen në karrigen e presidentit të SHBA-së, janë edhe kushërinj, dorën në zemër, të largët, transmeton kosova Sot Online.

Clinton is related to John of Gaunt and his mistress-turned-wife Katherine Swynford through her father's side while Trump is related to the royal through his mother Mary Anne MacLeod

Lidhja nëpërmjet familjes Rodham

Si magnati i patundshmërive, po ashtu edhe ish sekretarja amerikane e shtetit, janë pasardhës direkt të dukës së parë të Lankasterit, nga shekulli XIV, John nga Gaunt dhe gruas së tij të tretë, Katherine Swynford. Këtë e thotë ueb sajti MyHeritage.com.

Clinton pretendon lidhjen e saj me stërgjyshërit e saj të 18-të nëpërmes familjes Rodham nga ana e babait të saj, derisa Trump ka lidhje me të nëpërmes nënës së tij, Mary Anne Macleod, e cila kishte lindur në Skoci.

Ky paraardhës i përbashkët bën që kandidati republikan dhe kandidatja demokrate të jenë kushërinj të 19-të.

John nga Gaunt, një princ nga shekulli XIV, ishte i biri i mbretit Edward III dhe paraqitet në shfaqjen e Shakespeare-it, “Richard II”, të emërtuar në bazë të nipit të tij.

Swynford në fillim ishte metresa e Gaunt-it, por më pas ata u martuan dhe fëmijët e tyre u bënë legjitimë.

Image

 

Analiza e trungut familjar të Hillary-t

Fëmijët e princit Gaunt me gruan Swynford përfshijnë stërgjyshin e 17-të të Trump-it, John Beaufort, si dhe gjyshen e 17-të të Hillary Clinton-it, Joan Beaufort, gjithmonë sipas ueb sajtit “MyHeritage”.

I biri i dukës së Lankasterit nga gruaja e tij e parë, Blanche, më pas do të bëhet mbreti Henry IV.

Edhe gjatë kandidaturave të saj të mëhershme, ekspertët kishin analizuar trungun familjar të Hillary Clintonit.

Në vitin 2008 ishte bërë e ditur se ajo ishte kushërirë e largët me disa të famshëm, si Celine Deon, Madonna dhe Alanis Morissette.

Hillary po ashtu është kushërirë e nëntë me aktoren Angelina Jolie.

(Kosova Sot)