Grabisin dhe dhunojnë emigrantin nga Afganistani

  • 27 August 2015 - 23:40
Grabisin dhe dhunojnë emigrantin nga Afganistani

Maqedonia dhe Serbia vazhdojnë të jenë pjesët më të rëndësishme të korridor ballkanik të shpresës së madhe, për refugjatët e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme që ia kanë mësy Perëndimit.

Ndërkohë, refugjatët që ndërmarrin këtë udhëtim duke rrezikuar edhe jetën, nuk përballen vetëm me policët e këtyre de vendeve ballkanike, por edhe me hajdutët lokal, të cilëve aspak nuk u intereson pesha e hallit që kanë këta fatkeq, por ajo e xhepave dhe valixheve të tyre.

Kështu për shembull, të enjten, policia e Kumanovës ka arrestuar 4 persona nga Kumanova të dyshuar se kanë dhunuar dhe plaçkitur një emigrant nga Afganistani.

Plaçkitja ka ndodhur në afërsi të Kumanovës, ku plaçkitësit i kanë ofruar viktimës transport deri në kufi për 50 euro.

Gjatë rrugës ata e kanë sulmuar viktimën dhe me dhunë ia kanë marrë 1.200 euro, 2 telefona celularë, transmeton Tch