Skandali me Dardafonin t’i riprocedohet Speciales

  • 28 August 2015 - 07:29
Skandali me Dardafonin t’i riprocedohet Speciales

Analistët kërkojnë rishikimin e lëndëve, që i dështoi EULEX-i 

SALIHAJ:Me siguri se me këtë operator janë të lidhur njerëz të pushtetit 

"Mendoj se të gjitha lëndët e proceduara nga EULEX-i, në të cilat u shpallën të akuzuarit të pafajshëm, duhet të riprocedohen nga Gjykata Speciale. Sa i përket Operatorit Mobil Virtual, unë dhe shumë deputetë të tjerë e kemi hapur këtë çështje në komisione dhe në Kuvend, por organet e ndjekjes dhe të drejtësisë e kanë mbrojtur atë. Me siguri se me këtë operator janë të lidhur njerëz të pushtetit. Pasi më herët flitej për rreth 16 milionë euro të vjedhura përmes Dardafon sh. p.k. Kjo vjedhje asnjëherë nuk u ndriçua", është shprehur deputeti, Adem Salihaj

Deputeti i LDK -së, Adem Salihaj, i cili është shprehur me nota kritike ndaj misionit ndërkombëtar të EULEX -it, apelon që lëndët që janë të proceduara prej këtij misioni dhe janë kontestuar në zgjidhjen e tyre, t'i kalojnë për riprocedim Gjykatës Speciale. "EULEX-i rezultoi se ishte një institucion i dështuar, në të cilin kishin ardhur hajna të Evropës për ta zhvatur Kosovën e shkretë. Por, EULEX-i dështoi turpshëm. Bashkimi Evropian duhet të turpërohet që ka dërguar hajna për t'ia mësuar Kosovës ligjin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Mendoj se të gjitha lëndët e proceduara nga EULEX-i në të cilat u shpallën të akuzuarit të pafajshëm, duhet të riprocedohen nga Gjykata Speciale, me kusht që Bashkimi Evropian të mos dështojë për së dyti", ka thënë Salihaj, ndërsa ka evidentuar rastin hetimor të "Dardafonit", si një nga lëndët që duhet të rishikohet nga Specialja. "Sa i përket Operatorit Mobil Virtual, unë dhe shumë deputetë të tjerë e kemi hapur këtë çështje në komisione dhe në Kuvend, por organet e ndjekjes dhe të drejtë- sisë e kanë mbrojtur atë. Me siguri se me këtë operator janë të lidhur njerëz të pushtetit. Pasi më herët flitej për rreth 16 milionë euro të vjedhura përmes Dardafon sh. p.k.. Kjo vjedhje asnjëherë nuk u ndriçua. Besoj se ka edhe hajni të tjera të lidhura me këtë, pasi, më vonë iu falën edhe i rreth 200 mijë numra Dardafonit. Të gjitha këto kanë mbetur të pandriçuara", është shprehur më tej deputeti Salihaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)