Krimi i organizuar udhëheq kontranbandën dhe evazionin fiskal

  • 28 August 2015 - 07:32
Krimi i organizuar udhëheq kontranbandën dhe evazionin fiskal

Korrupsioni dhe krimi i organizuar 'hedhin valle', pushtetarët bëjnë sehir

EKSPERTI KAÇANIKU: "Hipsat" e shtetit përfitojnë dhe janë përgjegjës pse buxhetit të shtetit të Kosovës i mungojnë 3,5 miliardë euro nga toleranca që i bëhet krimit të organizuar

"Kryeministri Isa Mustafa është njeri i improvizimeve e kamuflimeve dhe nuk është në agjendën e tij që të krijojë ambient të favorshëm për bizneset e ligjshme vendore, në mënyrë që këto biznese të rrisin eksportet dhe të gjenerojnë vende të reja të punës, por agjenda e tij është që t'i mbështesë vetëm bizneset oligarkike kriminale, që merren me importe, e prapa së cilave fshihen këto dy parti në pushtet", shprehet analisti Faik Krasniqi 

Raportet e ndryshme ndërkombëtare flasin në mënyrë të vazhdueshme se qeveritë e Kosovës kanë dështuar në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë për Kosovën, në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, kontrabandës, evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe fenomeneve të tjera shkatërruese për vendin. Ndërsa, njohësit e kësaj fushe thonë se shkaku i dështimit të kësaj lufte janë vetë pushtetarët tanë të pangopur me pasuri, por edhe dhe oligarkët e biznesit, që nëpërmes mekanizmave shtetërorë, si të vetmit përfitues të këtyre veprimeve të dëmshme e të kundërligjshme dhe shkatërruese për vendin dhe qytetarët e saj, të cilët po i lënë vendin dhe qytetarët pa shpresë dhe pa perspektivë e mirëqenie. Sipas analistëve, janë mu këta pushtetarë dhe këto parti politike që qëndrojnë mbrapa të gjitha bizneseve oligarkike dhe dukurive kriminale te tyre, që e kanë ngulfatur shtetin dhe kanë shkatërruar dhe degraduar tej mase ekonominë e vendit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës së kryeministrit, zëdhënësit të Qeverisë, nuk kemi marrë përgjigje ditën e enjte... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)