Pse dhe nga kush po tkurret Kosova?

  • 28 August 2015 - 07:36
Pse dhe nga kush po tkurret Kosova?

Demarkacioni me Malin e Zi ia merr Republikës 12 mijë hektarë tokë!

Burjani: Kosova po humb terren karshi fqinjëve

"Nga kjo politikë kriminale dhe e papërgjegjshme, kështu siç ka filluar t'u falë fqinjëve tanë territor të Kosovës, ka rrezik që Republika e Kosovës të ngelet pa një pjesë të madhe të territorit të saj, duke nënshkruar marrëveshje gjoja në emër të integrimeve evropiane, e në anën tjetër shtetet përreth nga këto marrëveshje duke përfituar sa më shumë territor tonin", thotë analisti Faik Krasniqi

Me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacion, që e kanë bërë kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, dhe ai malazez Kosova i ka humbur rreth 12 mijë hektarë tokë, ose 120 km2. Pavarësisht se qeveritarët vazhdojnë të thonë se Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë tokë, gjërat në praktikë janë më ndryshe. Rasti i demarkacionit me Malin e Zi edhe një herë dëshmon se Kosova është dëmtuar dhe ka humbur tokë, si edhe para shumë vjetësh. Sipas analistëve, kjo gjë ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së politikanëve tanë. Këta politikanë, në vend që të punojnë për vendin e vet, nënshkruajnë për interesa të shteteve përreth Kosovës. Marrëveshjet e nënshkruara po shkojnë gjithmonë në dobi të vendeve të tjera fqinje, të cilat po përfitojnë edhe territore edhe në fushën e integrimeve evropiane. Analisti Faik Krasniqi i frikësohet trendit të faljes që janë duke e bërë politikanët e papërgjegjshëm. "Nga kjo politikë kriminale dhe e papërgjegjshme, kështu siç ka filluar t'u falë fqinjëve tanë territor të Kosovës, ka rrezik që Republika e Kosovës të ngelet pa një pjesë të madhe të territorit të saj, duke nënshkruar marrëveshje gjoja në emër të integrimeve evropiane, e në anën tjetër shtetet përreth nga këto marrëveshje duke përfituar sa më shumë territor tonin. Tkurrja e territorit të Republikës së Kosovës ka filluar prej nënshkrimit të demarkacionit me Maqedoninë, kur në territorin e Maqedonisë na mbetën 2500 hektarë tokë. Edhe para, dhe pas marrëveshjes së demarkacionit me Maqedoninë, këta politikanë të papërgjegjshëm, na thoshin që Kosova as edhe një centimetër territor nuk do të humbë, por e vërteta ishte ndryshe, ku nga kjo marrëveshje e demarkacionit, Republika e Kosovës humbi 2500 hektarë tokë ose 25 km2", thotë ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)