Shëndetësia kosovare kampione e korrupsionit

  • 28 August 2015 - 07:41
Shëndetësia kosovare kampione e korrupsionit

Gjendja alarmante në institucionet shëndetësore 

Pacientët duan trajtim jashtë vendit 

Bazuar në të dhënat e raportit të UNDP-së dhe USAID-it, gjatë këtij viti është bërë e ditur se ka një rënie drastike të kënaqësisë së qytetarëve me punën e institucioneve të vendit, ndërkohë ofruesit e kujdesit shëndetësor zënë vendin e parë, sa i përket shkallës së korrupsionit me 52 për qind

Kërkesat e pacientëve për t'u trajtuar jashtë vendit po vazhdojnë, madje mbetet shqetësuese se ata kërkojnë ndihmë mjekësore jashtë vendit edhe për ato shërbime mjekësore të cilat ofrohen në Kosovë. Pa dyshim se aferat e ndryshme korruptive, mungesa e kushteve dhe e performancës janë disa nga arsyet të cilat i përmendin pacientët. Por. një gjendje jo e mirë në shëndetësi shihet edhe nga ekspertët shëndetë- sorë dhe raportet e organizatave të ndryshme. Mungojnë kushtet Time Kadriaj, deputete në Kuvendin e Kosovë si dhe zv. kryetare e parë e Komisionit për shëndetësi, ka thënë për "Kosova Sot", se ka profesionalizëm të mjekëve tanë, porse duhen kushte dhe vullnet për punë."Po janë një kategori e shoqërisë, të cilat kanë sigurim shëndetësor, e që institucioni ua mundëson që këto shërbime t'i marrin jashtë Kosovës, e arsyeja tjetër që pacientët kërkojnë ndihmë mjekësore është edhe shkaku i performacës më të mirë se sa në institucionet tona", ka vlerësuar ajo, duke shpjeguar se për rastet, të cilat mund të kryhen në Kosovë duhet të kërkohet ndihmë mjekësore në vend."Ne nuk mund të themi se nuk kemi kuadër të mirë dhe të mjaftueshëm dhe të specializuar për drejtime të ndryshme, por në disa raste nuk kanë kushte dhe kjo ua pamundë- son të kryejnë si duhet punën e tyre, përndryshe aty ku ka kushte dhe ku nuk mungon kuadri vlerësoj se qytetarët kërkojnë pa nevojë ndihmë jashtë shtetit", ka thënë Kadriaj. Por, kjo e fundit ka qenë kritike rreth keqmenaxhimit të resurseve njerëzore, aferave të ndryshme korruptove tek disa raste... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)