Kapen 10 kilogramë lëndë narkotike në Kakavijë

  • 28 August 2015 - 08:01
Kapen 10 kilogramë lëndë narkotike në Kakavijë

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës, këtë herë në Kakavijë. Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi 10 kg kanabis sativa, duke vënë në pranga edhe transportuesin e lëndës narkotike.

24-vjeçari Angjelo Hamiti, kishte fshehur në automjet 20 pako me kanabis sativa në sedijen e automjetit. Sipas uniformave blu, ditën e djeshme, u paraqit për të udhëtuar drejt Greqisë shtetasi Angjelo Hamiti, 24 vjeç, nga Saranda me automjetin tip “Benz” targa AA 811 DS.

IMG-20150827-WA0012

Nga kontrolli i ushtruar nga ana e Policisë Kufitare Kakavijë në vijën e dytë rezultoi se, në traversat anësore të sendiljeve dhe të dyerve ishin të fshehura 20 pako me kanabis sativa, me peshë totale 10 kg.Në vend mbërriti grupi hetimor dhe specialistët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, transmeton Shekulli.

IMG-20150827-WA0015

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike".