SHBA do që Uzbekistani të luftojë kundër IS-it

  • 28 August 2015 - 08:08
SHBA do që Uzbekistani të luftojë kundër IS-it

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Uzbekistani që t’i bashkohet koalicionit shumëkombësh që lufton grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Azinë Qendrore, Daniel Rosenblum, ka thënë gjatë një vizite në Tashkent se kërkon nga Uzbekistani që të kontribuojë në mënyrën që ai e sheh të përshtatshme.

Lufta kundër IS-it përfshin jo vetëm komponentë ushtarakë, por edhe mbledhjen e inteligjencës dhe përpjekjet për të ndaluar financimin e grupit, ka thënë Rosenblum, transmeton Rel.

Uzbekistani, me 31 milionë banorë, shumicë myslimane, ka qenë partner strategjik i NATO-s, në luftën kundër talibanëve në Afganistanin fqinj.