Mes 50 trupave të pajetë në kamionin e gjetur në Austri, ka edhe shqiptarë?!

  • 28 August 2015 - 09:37
Mes 50 trupave të pajetë në kamionin e gjetur në Austri, ka edhe shqiptarë?!

Në mesin e 50 trupave të pajetë të gjetur në kamionin frigorifer me targa hungareze në autostradën A4 në drejtim të Vjenës, dyshohet edhe për shqiptarë nga Kosova.

Por gjithçka deri tani është jozyrtare, derisa autoritetet shtetërore austriake nesër në ora 11.00 do të publikojnë identitetin e trupave të pajetë që u gjetën në këtë kamion.

Kamioni ishte i parkuar në një zonë në skaj të autostradës pasi që ishtet identifikuar se po qëndronte aty për disa ditë. Policia pasi që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka hapur dyert dhe ka gjetur trupat e pajetë të 50 vetave, që dyshohet se janë emigrantë, informon INA.

Kamioni është tërhequr nga autostrada dhe është dërguar në kompaninë “ASFINAG” për mirëmbajtjen e autostradës.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë pohuar se trupat e pajetë kanë vdekur afër një javë më parë.

Falë bashkëpunimit  të ekseprtëve policor mes Hungarisë dhe Austrisë  është arritur të zbulohet pronari i kamionit.

Siç bëhet e ditur, kamioni ishte regjistruar në pronësi të një shtetasi rumun, ndaj të cilit është lëshuar menjëherë masa e fletëarrestit ndërkombëtar.

Zëdhënësi i policisë Hans Peter Doskozil nuk ka dhënë numrin e saktë të viktimave dhe as prejardhjen e tyre por informon se këto trupa të gjetura në mbrendësi të kamionit janë refugjatë.

Ditën e nesërme gjatë mbledhjes ” Kriza për Ballkanin” e cila mbahet në Vienë të Austrisë ku do marrin pjesë edhe ministrat e Kosovës do mbahet një minutë heshtje për këto viktima.

Nga fillimi, policia ishte koncentruar në logon të cilën mbante kamioni ( logo e një kompanie nga Çekia, por se shpejt u zbulua se kjo logo është e një kompanie e cila tanimë nuk ekziston dhe se 13 kamionët e kësaj kompanie janë shitur nëpër shtete të ndryshme të Evropës, transmeton INA.

Policia kërkon ndihmë për të zbuluar personin nga Rumania i cili regjistroj këtë kamion në qytetin Kecskemet të Hungarisë qytetzë kjo afër 150 km nga kufiri rumun.