Vdes një person në aksident trafiku në Prishtinë

  • 28 August 2015 - 09:58
Vdes një person në aksident trafiku në Prishtinë

Raportohet se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi dje në fshatin Sharban të Prishtinës.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur derisa vitkima ishte duke drejtuar kamionin e tij, ka dal nga rruga dhe është përplasur në një shtëpi të pa banuar.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i kamionit, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. (Kosova Sot)